Politikani destruktiv serb, Mirolad Dodik i cili është president i Republikës Serbe në Bosnje, ka vazhduar me qasjen e tij kundër Kosovës duke thënë se ”nuk do të lejojnë ofendimet nga Prishtina“.
Deklaratat e Dodikut vijnë si kundërpërgjigje ndaj raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Eurodeputetja ka kërkuar nga Dodik që të mos e pengojë Procesin e Berlinit e të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes për kosovarët që duan të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Por Dodik i është përgjigjur asaj në Twitter se fillimisht BE-ja duhet t’ia mundësojë Kosovës lirinë e lëvizjes e më pas t’iu kërkojë të tjerëve.
“E nderuara Viola Von Kramon, fillimisht BE-ja duhet t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm brenda kufijve të saj dhe pastaj t’i detyrojë të tjerët ta bëjnë këtë”, tha Dodik.
I sanksionuari nga SHBA-ja thotë se “nuk tolerojnë ofendimet nga Prishtina”, duke thënë s eserbët e Kosovës do t’i gëzojnë të drejtat e tyre posa Kosova t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.