Feraj: Asociacionin e kanë krijuar të tjerët, Kurti mund ta ndalojë ose jo

Aktuale

Feraj: Asociacionin e kanë krijuar të tjerët, Kurti mund ta ndalojë ose jo

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:01
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka thënë se Asociacioni tashmë vetëm është krijuar.

Sipas tij kryeministri i Kosovës mund ta krijojë ose ta ndalojë atë.

“Albin Kurti, sado të dojë, nuk mundet ta krijojë asocacionin, por vetëm ta ndalojë ose jo. Sepse asocacionin tashmë e kanë krijuar të tjerët. Zajednica ka emër”, ka shkruar ai në Facebook.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015.

Por implementimi i tij është shndrruar në çështjen më diskutabile të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat