Hoti: Ne humbëm zgjedhjet por jo dinjitetin

Aktuale

Hoti: Ne humbëm zgjedhjet por jo dinjitetin

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:01
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti është përplasur me shefen e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit.

“Ti sa herë që ke pa një subjekt që është afër me fitu, i ke shku nga mbrapa”, ka thënë Hoti.

Derisa ai ka përmendur edhe zgjedhjet e fundit, duke thënë se LDK-ja ka humbur zgjedhjet, por sipas tij, jo dinjitetin, dhe për këtë ai iu drejtua pozitës.

Ai shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë dinjitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat