Avdullah Hoti, Mimoza Kusarit: Zelli juaj për t’i shërbyer shefave, i gërditshëm

Aktuale

Avdullah Hoti, Mimoza Kusarit: Zelli juaj për t’i shërbyer shefave, i gërditshëm

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:09
Avdullah Hoti

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila u duk mjaft e nervozuar në një deklaratë të saj në Kuvend pasi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia përmendi pozitat që ka mbajtur ndër vite nëpër qeveri të ndryshme.

Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se “zelli i Kusari-Lilës për t’u shërbyer shefave është i gërditshëm”.

“I tha shumë qartë z.Abdixhiku, por zelli i saj me u shërby shefave që i ka ndërr vazhdimisht, është i gërditshëm.” – ka thënë ai.

Hoti madje, përmendur vitin 2017 duke thënë se Kusari-Lila nuk i linte deputetët e LDK-së të flasin, dhe se “kur nuk fituan, shkoi në një parti tjetër”.

“Nuk i lejke kandidatët për deputetë të LDK me folë, duke iu thënë çfarë kryeministri ka me qenë z.Hoti, e kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër.” – tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat