Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve e bashkëluftëtarëve për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është i pikëlluar për vdekjen e Agronit.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit!
Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.
Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.
Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, Agron!”,ka shkruar Ramush Haradinaj.