Opinionisti Krenar Shala, është shprehur optimist, se çdo ditë e më shumë Bashkësia ndërkombëtare do të bindët se duhet të ndërmarrë hapa unilateral për t’i çuar proceset përpara.
Ai ka përmendur organizatat ku Kosova duhet të anëtarësohet.
Shala për argument ka përdorur, bombardimin e NATO-s e shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilat u përkrahën nga ndërkombëtarët pa e pyetur fare Serbinë.
Statusi i plotë i Shalës:
Çdo ditë e më shumë bashkësia ndërkombëtare ka me u bind që ndërmarrja e hapave unilateral të përshkruara më poshtë është e vetmja rrugë përpara:
-- Antarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës;
-- Antarësimi i Kosovës në Planin e Partnerniteti për Paqe;
-- Antarësimi i Kosovës në NATO (pasi që të zbatohet në plotëni strategjia 10-vjeçare për transformimin e FSK-së në ushtri, pra deri në vitin 2028);
-- Ofrimi i statusit të vendit kandidat për antarësim në BE;
-- Nxitja e vendeve mos-njohëse të BE-së për të ndryshuar qëndrim;
-- Nxitja e Ukrainës për ta njohur Kosovën.
Sepse, sikur presidenti Bill Clinton të binte pre e manovrave të Serbisë për të fituar kohë, fushata ajrore e NATO-s nuk do të ndërmerrej dhe kështu edhe çlirimi i Kosovës nuk do të përfundonte; njejtë si sikur presidenti Xhorxh Bush të pranonte që t’i nënshtrohej manovrave serbe, nuk do të vinte puna që ta vizitoj Tiranën nga ku do të deklaronte: “Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur”.