Berisha: Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

Aktuale

Berisha: Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 17:01
Bekë Berisha

Në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se komuniteti serb është komuniteti më i mbrojturi në Europë.

Ai ndër të tjera tha se Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

“Minoriteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë. Prej pas luftës janë miratu më shumë se 200 ligje, që e parashikojnë mbrojtjen e këtij komuniteti. Kemi bë komuna me 500 banorë për serbët.

Nuk ka Institucion, ku nuk janë te përfshirë. Këtu e kemi ministrin e Bujqësisë, që mundet me na tregu kur ndahen 10 sera, një ndahet për komunitetin serb. Asociacioni i shërben Serbisë si vegël destabilizuese ë Kosovë”, tha ai.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat