Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:22
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim në ora 11:00.

Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Rendi i ditës:

 I.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.​

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat