Deputeti i VV-së, Bajrami: Në marrëveshje nuk përmendet autonomia, por vetëmenaxhimi

Aktuale

Deputeti i VV-së, Bajrami: Në marrëveshje nuk përmendet autonomia, por vetëmenaxhimi

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:03
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka theksuar se në propozimin 11 pikësh të BE-së përmendet njohja e simboleve kombëtare.

“Nuk mund t’ia njohësh një Organizate Jo-Qeveritare, ose një asociacioni, simbolet shtetërore”, është shprehur Bajrami.

Më tej, ai në Info Magazine ka folur edhe për pikën 7 si prej më të diskutueshmeve.

“Në marrëveshje nuk përmendet askund autonomia, por vetëmenaxhimi. Është term ligjor që e njeh edhe Kushtetuta e Kosovës. Komunat në Republikën e Kosovës kanë të drejta të vetëmenaxhimit. Për aq sa kemi analizuar ne kjo nuk nënkupton kompetenca ekzekutive”.

Bajrami ka thekuar se në fjalimin e tij nuk ka qenë Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell që ka përmendur asociacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat