Lëvizja Vetëvendosje me një deputet më pak

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje me një deputet më pak

Më: 2 mars 2023 Në ora: 19:52
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka njoftuar ditë më parë se ka ndarë rrugët me Vetëvendosjen.

Këtë veprim ai e ka ndërlidhë me pranimin e planit franko-gjerman.

Abazi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në takimin e 27 shkurtit ka pranuar “Zajednicën”

Por, si do ta vazhdoj rrugëtimin e tij në Kuvendin e Kosovës?

Abazi ka thënë se do të veproj si deputet i pavarur.

Ai ka thënë se momentalisht është në ShBA dhe po sa të kthehet do ta njoftoj administratën e Kuvendit për këtë lëvizje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat