E priste me padurim Ligjin e Ri të Pagave. Por kur ai u miratua, shefi i shoferëve të autoambulancës në emergjencën e Podujevës, Naim Hoxha, thotë se u zhgënjye me këtë ligj.
Sepse tregon se me koeficientin e ri i është zvogëluar paga.
Me këtë vendim nuk po janë të kënaqur edhe kolegët e tij.
Thonë se gjendja financiare në vend është e papërballueshme për zvogëlime të pagave.
Hoxha bënë edhe një krahasim, me pagat që i marrin shoferët që punojnë në institucionet komunale.
Mbi 80 mijë punëtorë të sektorit publik të mërkurën i morën pagat me Ligjin e ri të Pagave, që ka hyrë në fuqi më 5 shkurt.
Për këtë ligj, përfaqësues sindikalistë dhe politikanë opozitarë, kritikuan pushtetin për si thanë ata: mashtrim dhe padrejtësi në marrjen e këtij vendimi.