“Për mua ishte vdekja e dytë e djalit”, nëna e Astrit Deharit rrëfehet pas zhdukjes së mostrave

Aktuale

“Për mua ishte vdekja e dytë e djalit”, nëna e Astrit Deharit rrëfehet pas zhdukjes së mostrave

Më: 2 mars 2023 Në ora: 20:59
Xhemile Dehari

“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”.

Këto ishin fjalët e Xhemiles nënës së tashmë të ndjerit Astrit Deharit.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.

Haxhiu kishte theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

Ndërsa, edhe nëna e Astrit Deharit ka thënë se nëse në vendin e zhdukjes së mostrave kanë qenë vetëm tri punëtore dhe prokurori i rastit edhe pas gati tre muajve nuk e ka zbuluar akoma se cila ka “vjedhur gjakun” e të birit.

“Tri punëtore kanë qenë dhe kanë kaluar gati tre muaj nga zhdukja e mostrave a nuk po mundet prokurori me zbulu se cila ka vjedhur gjakun dhe se pse është vjedhur, unë person i thjesht do të mundesha ta zbuloja deri më tani”, është shprehur ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat