Mustafa thotë se në planin evropian vetëmenaxhimi i serbëve është e drejtë ekzekutive

Aktuale

Mustafa thotë se në planin evropian vetëmenaxhimi i serbëve është e drejtë ekzekutive

Më: 2 mars 2023 Në ora: 21:45
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për planin evropian, i cili flet për vetëmenaxhimin të serbëve, tha se është një e drejtë që ju jepet serbëve dhe dallon nga të drejtat tjera kolektive të komuniteteve.

Mustafa thotë që Asociacioni nuk merr rol të komunës ose të ministrisë, është bashkëpunim mes komunave.

“Karakteri i Asociacionit është bashkëpunimi-koordinimi ndërmjet komunave, sepse nuk merr Asociacioni rol të komunës ose të ministrisë nuk ka ndonjë autorizim tjetër Asociacioni përpos koordinimit-bashkëpunimit”, tha Mustafa.

Por, ish-kryeministri tha se në propozimin evropian flitet për vetëmenaxhim të serbëve, që është një e drejtë e tyre, duke përfshirë shërbimet në disa fusha.

“Flet për vetëmenaxhim, por nuk thotë vetëmenaxhim në suaza të Asociacionit, por thotë vetëmenaxhim i serbëve, pra është një e drejtë që ju jepet serbëve dhe që dallon nga të drejtat tjera kolektive që ju jepen komuniteteve të tjera. D.m.th, vetëmenaxhim në disa fusha duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të disa fushave dhe të drejtën që të financohen nga Serbia, dhe të drejtën që të kenë një kanal të komunikimit me qeverinë qendrore”, tha ai.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se vetëmenaxhimi është një e drejtë e kryerjes së funksionit ekzekutiv.

“Në qoftë se është vetëmenaxhimi, atëherë është njëfarë e drejte e kryerjes së funksionit ekzekutiv, sepse nuk mundesh me menaxhu me thënë që unë s’po kryej veprime ekzekutive, sepse menaxhimi nënkupton planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin-udhëheqjen, nënkupton kontrollin janë pesë funksione të vetëmenaxhimit”, deklaroi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat