Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sheh një “Asociacion plus” të marrëveshja e fundit me Serbinë.
Mustafa tha se nuk sheh rrezik në qoftë se arrihet që Asociacioni të bëhet mbi bazën e orientimeve kushtetuese.
“Në qoftë se arrihet që Asociacionit të bëhet mbi bazën e orientimeve kushtetuese sepse tani kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me parimet e marrëveshjes 2015 e cila thotë se disa nga ato parime janë 20 pika nuk janë në harmoni të plotë me frymën kushtetuese, nuk thotë me nenet.
Pastaj ka treguar se si ato duhet të vihen në harmoni, mendoj se aty ka hapësirë të bëhet një statut i Asociacionit i cili nuk do të mundësonte që asociacioni të ketë fuqi tjetër jashtë asaj që mund të ketë një organizim i tillë që pastaj me një shqyrtim dhe vlerësim të Gjykatës kushtetuese bëhet. Nuk shoh rrezik prej saj. Në qoftë se tani këtij Asociacioni ia vënë edhe këtë pikën 7 si të drejtë të vetmenaxhimit të serbëve, atëherë unë nuk e di çka do të jetë. Unë këtu shoh një Asociacion plus”, përfundoi ai.