Kryeministri Kurti e ka vazhduar fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës edhe pse ora po shkon 1 e natës.
“A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!” – u shpreh Kurti, derisa i kërkoi opozitës që të denonconte shkeljen e marrëveshjes së 2013-s nga Serbia.
“Pse nuk po e përmendni që Serbia e ka shkelë atë marrëveshje?” – tha Kurti, duke përmendur largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.
Ai tha se ajo marrëveshje ishte shkelur në dy nga tri shtyllat e saj, dhe se Serbia po insistonte vetëm në gjashtë pikat e para (për Asociacionin) që i konvenonin asaj.
Më tej, ai u shpreh se kishte interes të madh për marrëveshjen e librave kadastralë duke adresuar pikën 10 ku përmbahet edhe Asociacioni.
Ai vazhdoi të kërkonte mbështetjen e opozitës edhe për këtë çështje.
Kryeministri ka përmendur me emër e mbiemër edhe deputetët e opozitës që e kishin votuar marrëveshjen e 27 qershorit 2013.