Kurti: Emri i Nazmi Mikullovcit mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj

Aktuale

Kurti: Emri i Nazmi Mikullovcit mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:50
Albin Kurti

Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, e ka kujtuar Mikullovcin duke thënë që ai ka qenë një përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që “projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”.

“Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci. Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj. Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat