E rëndë - Mbi 40 ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës

Aktuale

E rëndë - Mbi 40 ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:01
Ilustrim

Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UCK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq  janë të  identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujevë veteran i vetëvrarë.

Veteranët e UCK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësorë.

Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësorë I tij.

Në Kroaci veterani është I shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastarti, pjesëmarrës  në dy lufta.

“Unë kam qenë ushtar në Kroaci dhe unë ende marrë e-mail nga Kroacia për trajtimin tim mjekësorë dhe I mbulojnë të gjitha shpenzimet e mua në gjithë Evropën”, tha ai.

Gjendja e veteranëve nuk pritet të përmirësohet shpejtë.

Aziz Bici këshilltar i kryeministrit për kategoritë e dala nga lufta, tha se institucion që merret me trajtimin e traumës së luftës nuk ka dhe është problem me u bë diçka pa u bë një ligj i ri e ai nuk mund të bëhet për shkak se të gjithë arkivën tonë e ka prokuroria.

Në Kosovë veteranët vlerësohen me një pension prej  170 euro në muaj, deri në momentin që ata të gjejnë një punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat