Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu e ka fajësuar Qeverinë Kurti për largimin e rinisë nga Kosova.
Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se rinia kosovare është duke ikur nga Kosova për shkak të mosbesimit në këtë qeveri.
“Jo fort moti Kurti thoshte se “Diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme.
E vërteta është se, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ik nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta”, ka shkruar Abdullahu.