Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane.
Lidhur me takimin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka dhënë detaje, duke thënë se sektori amerikan mund të luajë një rol kritik për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi të mirëpresim #PODBalkans të fokusuar në energjinë e pastër në Kosovë.
Sektori privat amerikan mund të luajë një rol kritik për të përshpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter.