Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar se për çka do të mbahet në mend ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Miftari përmes një postimi në Fcebook, thotë se Thaçi do të mbahet mend për hajni dhe tradhti ndaj shqiptarëve.
Sipas tij, ai do të mabhet mend edhe për masakrën e 2 shkurti në Mitrovicë dhe se ishte vëllai i Ganiut, i cili shton se kishte lidhje me Ivica Stanishiqin e UDB-së.
Miftari tutje përmend ehde Zajednicën dhe Gjykatën Speciale.
Ai më tej shprehet se Thaçi do të mbahet mend që e kishte dërguar edhe Fatmir Limajn në Slloveni me ‘dy zogëza’.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi ka me u mbajtë në mend për hajni të luftës e tradhti ndaj shqiptarëve. Ka me u mbajtë në mend për ndarjen e Mitrovicës dhe masakrën e 2 shkurtit të vitti 2000. Ka me u mbajtë mend si vëllai i Ganiut që ishte agjent i sigurimit serb me lidhje të ngushtë me Ivica Stanishiqin e UDB-së serbe, kurse vet Hashimi ishte agjent i DGSE-së francese, përkatësisht nënpunës i Denjear Arnaudit dhëndrit serb dhe për Zajednicën e Gjykatën Speciale. Thaçi ka qenë kamion i meritave...
E për Fatmir Limajn që e ka pas dërgu kinse në skijim në Slloveni me dy zogëza dhe nga aty drejt në burgun e Hagës...