Gjykata Themelore e Ferizajt, Departamenti për Krime të Renda, nesër pritet të marrë vendim lidhur me 15 të dyshuarit për përfshirje në rastin “Brezovica”.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: Fajdeja, Shmangia nga tatimi, si dhe Detyrimi.
të njëjtit dje dolën para kësaj Gjykate, ku u dëgjuan me radhë nga gjyqtari i rastit.
Mbetet të shihet nëse ndaj të njëjtëve do t’u shqiptohet masa e burgimit prej 30 ditësh.
Kujtojmë se 15 të dyshuarit u arrestuan gjatë ditës së djeshme, pas bastisjeve që u bënë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Bastisjet u kryen në shtëpi, lokale dhe autosallone të ndryshme në Prishtinë, Vushtrri, Lipjan, Ferizaj dhe Viti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj dje bëri të ditur se gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.