20 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar në poligonin e kazermës, portretin e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas MB-së, kjo është bërë në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, thuhet në njoftim.
Në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ministrie, është publikuar edhe video.