Analisti serb me deklaratë të fortë: Serbët i kanë humbur ëndrrat se Kosova është Serbi

Aktuale

Analisti serb me deklaratë të fortë: Serbët i kanë humbur ëndrrat se Kosova është Serbi

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:36
Branislav Kërstiq

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës, ka bërë një deklaratë interesante.

Kërstiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse shqetësohen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, serbët tashmë i kanë humbur ëndërrat që Kosova është pjesë e Serbisë.

Mendimi im personal, unë kurrë ma në jetën time nuk dal nëpër studio publike dhe nuk duhet me leju gazetarinë në qoftëse jam në gabim. Asnjë shqiptar i shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë arsye me u shqetësu që serbët fitojnë Asociacionin.

Sepse në momentin që kur serbët kuptojnë që Kosova është shteti i pavarur, jam i sigurt, jam pjesëtar i komunitetit serb, 30 për qind e serbëve janë duke shkuar menjëherë nga Kosova, sepse e kanë humbur ëndrrat që Kosova është pjesë e Serbisë.” – tha z. Kërstiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat