Memli Krasniqi kritikon Kurtin për keqqeverisje: Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar

Aktuale

Memli Krasniqi kritikon Kurtin për keqqeverisje: Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:39
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Gjakovë ka takuar në Shishman qytetarët e rajonit të Rekës së Keqe, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht emigrimin masiv të të rinjve tanë.

Ai me këtë rast ka deklaruar se si rezultat i keqqeverisjes, gjendja ekonomike në vend është sikur asnjëherë më parë.

“Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpenzimet e qytetarëve janë ngritur ndjeshëm e numri i atyre që po i afrohen pragut të varfërisë po shtohet çdo ditë”, ka shkruar Krasniqi në Facook.

Postimi i tij:

Gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës jam takuar në Shishman me qytetarët e rajonit të Rekës së Keqe, me të cilat kam diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht emigrimin masiv të të rinjve tanë.

Në vitet 90-ta, banorët e Rekës së Keqe janë detyruar që të emigrojnë për shkaqe politike dhe përndjekjes së agresorëve serbë. Sot, familjarët e tyre, gjenerata e tyre e re, fatkeqësisht po ikin në mungesë të shpresës.

Për më tepër, banorët e këtij rajoni janë të shqetësuar edhe për marrëveshjen e fundit që ka sjellë Kryeministri, duke u garantuar kompetenca shtesë dhe autonome komunitetit serb në Kosovë.

Si rezultat i keqqeverisjes, gjendja ekonomike në vend është sikur asnjëherë më parë.

Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpenzimet e qytetarëve janë ngritur ndjeshëm e numri i atyre që po i afrohen pragut të varfërisë po shtohet çdo ditë.

Është jetike për Kosovën që të angazhohemi të gjithë, bashkë dhe pa dallime, për rikthimin e shpresës në Kosovë. Të bashkohemi për ta bërë Kosovën një vend ku rinia e jonë e projekton ndërtimin e të ardhmes së saj.

Kosova ka potencial për ta realizuar këtë mision – vetëm duhet punë, vullnet dhe besim e angazhim serioz. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, rinisë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat