Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku personi i shpallur i zhdukur para disa dite është gjetur i vdekur dhe njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Sipas Policisë, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt.
“Sot, rreth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Nga Policia kanë thënë se me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve.
“Vëmendje, për të njëjtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së.