Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Aktuale

Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:18
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që veç para disa ditësh mbronte “ngjyrat” e VV-së, Haki Abazi, në një status ka hedhur disa tallje në drejtim të kryeministrit Kurti.

Këtij të fundit ia ka përmendur qenin tapall në QKUK, që tanimë kryeministri e përdorte si metaforë në premtimet e tij në fushatën elektorale

Madje përmendi edhe shprehjen tjetër të Kurtit, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”.

Tani Abazi thotë se Kurti këto thika ua ka futur pas shpine bashkëpunëtorëve.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!

Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!

Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!

Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat