Hyseni: Kurti dhe Vuçiq do t’i pranojnë të gjitha

Aktuale

Hyseni: Kurti dhe Vuçiq do t’i pranojnë të gjitha

Më: 4 mars 2023 Në ora: 17:30
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Skënder Hyseni

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë me dije se Kosova dhe Serbia nuk kanë mundur ta refuzojnë Planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Në një intervistë, Hyseni ka thënë se palët kanë qenë të detyruara nga bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar dokumentin.

Ai ka vlerësuar se edhe gjatë bisedimeve për planin e zbatimit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiqit do të pranojnë gjithçka.

“Plani ka për synim kryesor parandalimin e përshkallëzimit të situatës apo ndonjë konflikti në Ballkan, për çka Federata Ruse është shumë e interesuar. Kurti dhe Vuçiq do t’i pranojnë të gjitha. Negociatat për planin e zbatimit janë vetëm edhe një manovër politike, ngase mendoj se edhe kjo është dakorduar tashmë. Çfarëdo modifikimi i këtij aneksi duket të jetë i pamodifikueshëm”, ka thënë Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat