Deputetja boshnjake, Duda Balje, i ka dalë në mbrojtje koleges së saj nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliut.
Me anë të një statusi në Facebook, Balje ka thënë se ofendimet ndaj Musliut janë të patolerushme.
“Fyerjet dhe ofendimet drejt Ganimete Musliut janë të patolerueshme. Askush nuk duhet të përdorë gjuhë diskriminuese dhe ofenduese, aq më pak ndaj një deputete që përfaqëson qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Musliu.
Tutje, ajo tha se gratë nuk duhet të gjykohen sipas dukjes së tyre.
“Femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj dhe në asnjë formë të gjuhës së nënçmimit e diskriminimit”, vazhdoi ajo.