Pas paraqitjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës, ku ajo kritikoi kryeministrin Kurti duke e imituar, komente të shumta fyese janë bërë drejt saj dhe votuesëve të saj.
Këto komente kanë ngjallur reagime të shumta të politikanë të tjerë, analistë, gazetarë e aktivistë. E i fundit që i ka dalë në mbrojtje Musliut, ka qenë edhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Daut Haradinaj.
Haradinaj ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook një fotografi me Musliun, duke e shoqëruar më mbishkrimin: Me Ganën.
Kujtojmë se pas sulmeve të bëra ndaj saj, deputete Musliu ka reaguar duke shpërndarë edhe disa statuse përkrahëse që janë bërë ndaj saj.