“I ke 24 orë afat me u tërheq”/ Arrestohet personi që dyshohet se kërcënoi me jetë avokatin Halimi

Aktuale

“I ke 24 orë afat me u tërheq”/ Arrestohet personi që dyshohet se kërcënoi me jetë avokatin Halimi

Më: 5 mars 2023 Në ora: 07:10
Mahmut Halimi

Media gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast që ka ndodhur në Mitrovicë, ku avokati Mahmut Halimi, kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës, pas mesazheve kërcënuese që mori nëpërmjet telefonit.

I dyshuari A.M., (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në adresë të avokatit Halimi, duke i dhënë ultimatum 24 orë që të tërhiqet nga mbrojtja në një rast.

Burimet kanë bërë me dije se 45-vjeçari e ka kërcënuar avokatin se në rast se nuk vepron ashtu siç i kërkon ai, kjo do t’i kushtojë me jetë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat