Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, përsëri është marrë me kërkesën e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Feraj ka thënë se mbetet të shihet nëse ndërkombëtarët do të dakordohen që Asociacionit të mos jetë vetëm i serbëve.
“Por mbetet të shihet pse ende nuk po bien dakord vetëm edhe që "asocacioni" nuk do të jetë "srpski".” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë kanë rënë dakord se ASK nuk do të jetë dhe as nuk duhet të jetë "Republika srpska".
Shumë mirë!
Por mbetet të shihet pse ende nuk po bien dakord vetëm edhe që "asocacioni" nuk do të jetë "srpski".
Kjo, po qe se me të vërtet nuk synohen institucione gati shtetëror (quasi state).
Edhe në shoqëritë një etnike, dhe aq më tepër në ato të kushtetuara multietnike, lejohe organizata me emërtime (predikatë) të një etnie. Ama lejohen vetëm për shoqata jo qeverisëse, jo qeveritare, dhe jo fitimprurëse: "shoqata rome e...", "shoqata e gjuhtarëve hungarezë", "asocacioni i gjuetarëve sllovakë", etj.
Ne rast të kundërt, shkelet kushtetuta, dhe krijohet baza pikërisht për intstitucione "srpska".