Deputeti Haki Abazi në ditën e sotme e ka përkujtuar epopenë e UÇK-së dhe e ka dhënë një ide në lidhje me financimin e mundshëm të familjes Jashari.
Deputeti që ka ndarë rrugët përfunimisht me kryeministrin Kurti, ka deklaruar se shteti duhet të vendos “një shumë të përhershme vjetore prej 1 milionë eurosh”.
Por, ideja e tij më radikale ka të bëjë me “1 eurot”.
Ai thotë se çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, “një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari”.
Postimi i plotë
Në përkujtim të Familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK.
Shteti duhet të vendos një shumë të përhershme vjetore prej 1 Milion Euro dhe çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari. Në këtë formë ne e nderojmë familjen Jashari, zhvillohet programi apo programet dhe organizimet shtesë organizimit shtetror.
I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari!