Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi ka shkruar se për PDK-në, roli dhe kontributi i rinisë në avancimin e shoqërisë historike ka qenë jetik.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur Kryesia e re e RDK-së prej 24 anëtarësh, në përputhje me vendimin tonë për barazi gjinore 50/50. Kisha kënaqësinë që në hapje të këtij takimi t'ju drejtohem anëtarëve për t'i falënderuar të gjithë për punën e tyre dhe për t'i inkurajuar për angazhimin e tyre të ardhshëm.
Për PDK-në, roli dhe kontributi i rinisë në avancimin e shoqërisë historikisht ka qenë jetik. Prandaj, edhe këtë herë, besimi, hapësira dhe mundësia për punë e përgjegjësi nuk do t’u mungojë. Tani, Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu, së bashku me një ekip të kompletuar, do të sigurohen që të rinjtë dhe të rejat në komunitetet e tyre të kenë mundësi reale për ndryshime pozitive.” – ka shkruar Krasniqi.