Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës ka thënë se është e padrejtë mungesa e Nasim Haradinaj në varrimin e vëllait të tij, Agron Haradinaj.
Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mungesën e Nasimit e përmbushën mijëra njerëz që morën pjesë.
“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë.
E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij. Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah!” – ka shkruar ai.