Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se komandantin Adem Jashari do ta kujtojmë gjithmonë si simbolin e luftës për liri.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë.
“Adem Jasharin do ta kujtojmë gjithmonë, si simbolin e luftës për liri, heroi i cili me tërë familjen dhanë jetën për pavarësinë e vendit tonë.
Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë, të ndezë ethet krenarisë e në të njëjtën kohë të na ngjallë dhimbjen thellë në shpirt, për çmimin lartë të paguar për liri. Përjetësisht mirënjohës!” – ka shkruar Bajrami.