Një përleshje ka ndodhur mes disa personave të dielën në Prishtinë në rrugën “Basri Canolli”.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të gjithë, teksa ka konfiskuar edhe armët e tyre.
Kjo është komunikata e plotë e Policisë:
Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë
Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën "Basri Canolli" në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Në këtë rast , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje.
Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në prosnësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetë dhe sekuestruar:
- një pushkë gjuetie armë
-një pistoletë
-dy karikatorë
- 63 fishekë etj.