Flasin krerët e shtetit në seancën solemne për “Epopenë e UÇK-së”: Rezistenca e Jasharve është vetë trungu për Kosovën

Aktuale

Flasin krerët e shtetit në seancën solemne për “Epopenë e UÇK-së”: Rezistenca e Jasharve është vetë trungu për Kosovën

Më: 6 mars 2023 Në ora: 07:23 Përditësuar në ora: 12:13 më 06.03.2023
Kuvendi i Kosovës

Familja Jashari në seancën solemne të Kuvendit për “Epopenë e UÇK-së”

Familja Jashari ka mbërritur ne Kuvendin e Kosovës, ku do të mbahet seanca solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Në seancë do të marr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila do të mbajë një fjalë.

Seanca pritet të filloj shumë shpejt.

Kuvendi sot me seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, flasin Osmani dhe Kurti

Kuvendi i Kosovës sot do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të nis në ora 12:00.

Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”.

Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat