Dje u bënë 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Sulmi që ndodhi me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafir ishte Ragip Jashari, i mbijetuar i familjes Jashari. Ai në këtë emision ka rrëfyer momentet si filluan luftimet.
Në këtë emision u lajmërua edhe një bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Emin Lati, i cili thotë se ishte nisur që t’u dalë në ndihmë atyre, por gjatë rrugës i kishte ndodhur një problem që e kishte penguar këtë.
Ndiqeni minutën 19:00 për ta dëgjuar rrëfimin e tij.