Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst ka thënë se kur bëhet fjalë për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë tani është e nevojshme të përcaktohen modalitetet specifike të zbatimin e dispozitave.
Ajo për Demostat, theksoi se të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar zbatimin e Marrëveshjes dhe se nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave,përcjell Kosovo Online.
“Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të mbledhë takimin e ardhshëm në Ohër dhe sigurisht është e rëndësishme të shihet se bisedimet do të vazhdojnë.
Këto janë çështje komplekse. Unë besoj se shumë njerëz në rajon duan të shohin një rezultat ku ata mund të ndryshojnë përfundimisht narrativën dhe të shikojnë të ardhmen së bashku”, thotë Eichhorst.