Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë homazhe në Prekaz, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se çdo vit vizitojnë Prekazin, për të kthyer emocionet e një ngjarjeje të papërsëritshme.
Postimi i plotë:
Lule në Prekaz, aty buzëqesh liria.
Ngjarja që u bë epope është përballje e një makinerie të panumërt të veshur n'hekur, me shpirtin e një guximi të pamatë. Kthehemi çdo vit këtu në Kompleksin "Adem Jashari", përsëri në vizitë të asaj Ngjarjeje të papërsëritshme.
Epopeja 25 e gjen UÇK-në nën sulm sepse nën akuzë, ndërkohë që indiferenca dhe cinizmi gërryejnë çdo ditë ndjeshmëritë shoqërore.
Lulet në Prekaz janë gjithmonë një fillim, prova e vullnetit shqiptar!