Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se janë të shqetësuar me deklaratat e krerëve të partive opozitare në në lidhje me Planin Evropian.
“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së.
Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, thuhet në një përgjigje të ambasadës amerikane për klanin.
Ky reagim vjen pas deklarimeve të opozitës rreth planit evropian.