Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka treguar se si pas masakrës në Prekaz ndaj familjes Jashari, presidenti Ibrahim Rugova e kishte refuzuar ftesën e presidentit francez, Jacques Chirac, për ta vizituar Francën.
Shirak ishte ftuar nga Rugova që të vinte në Kosovë për ta parë atë që po ndodhte.
“Si sot me kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, presidenti Shirak e ftoi presidentin Rugova të shkojë në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizitë në Kosovë.
Shirakun që ta shohë me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë! Lavdi themeltarëve të shtetit të Kosovës që ikën nga kjo botë, para se të jetësohet pavarësia e vendit tonë!”, ka shkruar Peci në Facebook.