Dibran Hoxha: PDK-së po i konvenon viktimizimi për votat e Drenicës

Aktuale

Dibran Hoxha: PDK-së po i konvenon viktimizimi për votat e Drenicës

Më: 6 mars 2023 Në ora: 22:09
Dibran Hoxha

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se nuk duhet mohuar që nuk ekziston një lloj stigmatizimi ndaj lokaliteteve të caktuara.

Hoxha ka thënë se Partia Demokratike e Kosovë (PDK) do që ta shfrytëzoj Drenicën si rajon për t’u viktimizuar dhe për të kërkuar vota.

“Nëse aludojmë në qeverisje të PDK-së kjo ka funksionuar”, ka thënë Hoxha në emisionin “Debat Plus“.

Analisti Hoxha ka shtuar se qytetarët nuk duhet të bëjnë pre e këtij “kurthi”.

“Ata duhet të pyesin vetën se pse jemi në këtë gjendje, të paarsimuar, në gjendje të rëndë ekonomike, pa qasje në emancipim në përgjithësi”, ka shtuar Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat