Aliu ngushëllon familjen e Agron Haradinajt: Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut!

Aktuale

Aliu ngushëllon familjen e Agron Haradinajt: Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut!

Më: 7 mars 2023 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan për të shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UÇK), Agron Haradinajt, vëllain e Nasim Haradinajt.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Agron Haradinajt, duke shprehur ngushëllime të gjithë shqiptarëve.

Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut! I burgosur politik në regjimin e atëhershëm, luftëtar i zoti i Ushtrisë Çlirimtare, e mbi të gjitha frymëzim për atdhedashuri! Ky ishte Agroni, që dha gjithçka për vendin tonë”, shkruan Aliu.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.

Ngushëllime familjes Haradinaj dhe të gjithë popullit shqiptar! Lavdi veprës së tij dhe gjithë atyre që u flijuan për liri!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat