Takimi i 18 marsit, Gjermania thirrje Kurtit e Vuçiqit

Aktuale

Takimi i 18 marsit, Gjermania thirrje Kurtit e Vuçiqit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad,  ka thënë se Gjermani u bënë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis.

Ajo ka thënë se të dyja palët duhet ta bëjnë këtë në mënyrë që të ecin në rrugën përpara drejt BE-së

“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE”, tha ajo për Tanjugun.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Bashkimi Evropian pas takimit të 27 shkurtit, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.

Kurti dhe Vuçiq priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat