Xhavit Haliti përfshihet në një aksident trafiku

Aktuale

Xhavit Haliti përfshihet në një aksident trafiku

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:20
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.

Image
Pamje nga aksidenti

Haliti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po pi kafe. Një përplasje e vogël e pa pasoja. Kuptohet duke pasur parasysh gjendjen kaotike të komunikacionit në Prishtinë“, tha deputeti Haliti pas aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat