Në prillin e vitit të kaluar, një shqiptar nga Kosova i është drejtuar Aeroportit të Mynihut në Gjermani përmes një postimi në Twitter.
Ai kishte publikuar një hartë nga Aeroporti ku Kosova ishte pjesë e Serbisë. Duke i kujtuar Aeroportit se Gjermania e ka njohur Kosovës dhe është përkrahëse e saj, u ka kërkuar që ta ndërrojnë atë hartë.
Nga profili zyrtar i Aeroportit i ishin përgjigjur kosovarit, duke i thënë se do ta trajtojnë këtë çështje.
“Faleminderit për sugjerimin. Ne do ta përcjellim kërkesën tënde në departamentin përkatës”.
Dje i njëjti person e ka postuar fotografinë e hartës, ku shihet se kërkesa e tij është marrë parasysh. Tani harta në Aeroportin e Mynihut është rregulluar, dhe Kosova aty është ndaras prej vendeve fqinje."
Thank you very much @MUC_Airport 🤝🫡 https://t.co/xlu3xPOT0L pic.twitter.com/6O6fNB7kj8
— Jeton Rgv (@23shiiii) March 6, 2023