Shefi i NATO-s, porosi Kosovës dhe Serbisë: Mundësi historike!

Aktuale

Shefi i NATO-s, porosi Kosovës dhe Serbisë: Mundësi historike!

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:26
Bajram Begaj dhe Jens Stoltenberg

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Ndërsa, Presidenti Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet, dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është i domosdoshëm.

Presidenti Begaj: U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura,. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën.

Stoltenberg: Ka një prani të konsiderueshme të  NATO në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët  e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat