Familja e Haki Imerit, veprimtar i vrarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar partitë opozitare, të cilat po e kundërshtojnë planin e Francës dhe Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se opozita e pranoi Asociacionin e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i familjes Imeri:
Asociacionin e nënshkruar nga Thaçi e Mustafa e pranoi opozita tashmë, atëherë ishte në pushtet.
Por, planin franko-gjerman, i cili nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe i mbështetur nga SHBA-BE nuk e pranon...
Këtë planin franko-gjerman nuk po e mbështet as Rusia.
Vuçiqi madje deklaroi se ka gënjyer edhe SHBA-në dhe BE-në.
Po duket se është e njëjta kulturë e të menduarit.
Dikur Thaçi mendonte se ishte tepër i 'fuqishëm', thoshte se po bën hajgare me SHBA.