Aktakuzë ndaj mjekut mori afër 10 mijë euro në emër të punësimit

Aktuale

Aktakuzë ndaj mjekut mori afër 10 mijë euro në emër të punësimit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L., i cili në cilësi të mjekut në QKUK në Prishtinë dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Sipas prokurorisië, i dyshuari që tash ndodhet në paraburgim ka bërë një premtim ndaj viktimës Sh.R. se mund t’ia punësojë bashkëshorten.

Me këtë rast ai ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 9,650 euro.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat